Turqi, sekuestrohen 37 mijë tableta të paligjshme

Policia turke sekuestroi afër 37 mijë tableta të paligjshme dhe mbi 10 kilogramë heroinë në operacionet kundër narkotikëve, njoftuan sot burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në qytetet Antakya dhe Reyhanli të provincës jugore Hatay, policia konfiskoi 36.803 tableta gjatë bastisjes në një shtëpi, thanë burimet që kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.

Dy të dyshuar u arrestuan në operacion.

Veçmas në qytetin Ergani të provincës juglindore Diyarbakir, policia ndaloi një automjet të dyshuar dhe gjeti mbi 10.5 kilogramë tableta të paligjshme. Dy të dyshuar u arrestuan.

Goditja ndaj kontrabandës së drogës ka ndihmuar Turqinë gjatë viteve të merret me narkoterrorizmin ose fitimet që kanë realizuar grupet terroriste nga tregtia e paligjshme.



.. .

Ngjarja paraprake

Gjykimet online, Mariçiq: Nuk kemi kornizë juridike, duhet zgjidhje

Ngjarja e ardhëshme

Martesa e Getit dhe Marinës në krizë, kjo është arsyeja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian