Turqi, sekuestrohen 100,5 kilogramë marihuanë

Policia turke sekuestroi 100,5 kilogramë marihuanë në një operacion anti-drogë në provincën juglindore Gaziantep të Turqisë, sipas një deklarate nga drejtoria provinciale e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke vepruar në bazë të një informacioni, ekipi i policisë anti-drogë ndaloi dhe kontrolloi një kamion karburanti në një autostradë në Gaziantep, thuhet në deklaratë.

Kërkimi i policisë i asistuar me qen nuhatës zbuloi drogën e kontrabanduar në kamion.

Gjithashtu, një i dyshuar u arrestua në operacion.



.. .

Ngjarja paraprake

Qeveria të martën do të diskutojë për masat e reja anti-Covid

Ngjarja e ardhëshme

“Baby I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat promovohet në billbordet e “Times Square”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian