Turqi, rritet në 51 numri i të vdekurve nga tërmeti

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë u rrit në 51, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia tha që deri në këto kohë, ka pasur 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Të paktën 896 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin.

Gjithsej 682 viktima janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.



.. .

Ngjarja paraprake

Brenda 24 orëve, 837 gjoba për mosmbajtje të maskës

Ngjarja e ardhëshme

E çuditshme se si gjyqtari nuk e ndëshkoi Messin me të kuq!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian