Turqi, rritet kërkesa për investime pavarsisht pandemisë

Pavarësisht nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), kërkesa për investime në Turqi ndoqi një kurs më të fortë këtë janar-gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi të premten ministri i Industrisë dhe Teknologjisë i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne mbështetëm investimet fikse të sektorit privat me vlerë 127 miliardë lira (mbi 16 miliardë dollarë) me 6.296 certifikata stimuluese”, tha Mustafa Varank në një konferencë në internet.

Kërkesa për investime e sektorit real në tetë muajt e parë të vitit 2020 u rrit me 30 për qind krahasuar me vitin e kaluar, shtoi ai.

Ai tha se pas përfundimit të këtyre investimeve, do të krijohet mundësi pune për 191.000 njerëz.

Duke treguar rritjen e porosive, prodhimit dhe normave të përdorimit të kapaciteteve në industrinë prodhuese, Varank tha se besimi i konsumatorëve dhe prodhuesve në ekonomi ka filluar të rritet.

“Prodhimi u rrit në tetë nga dhjetë sektorë në shtator”, tha ai, duke shtuar se aspekti më mbreslënës i të dhënave të fundit është rritja e shpejtësisë së hapjes së vendeve të punës.

“Firmat kanë shënuar rritjen më të lartë të punësimit që nga shkurti i vitit 2018, së bashku me rritjen e porosive”, tha ministri.

“Presim një normë të fortë rritjeje në tremujorin e tretë pasi investimet dhe prodhimi janë në rritje dhe duke paraqitur një performancë të mirë, Turqia do ta kalojë këtë vit të vështirë me humbje minimale”, deklaroi Varank.



.. .

Ngjarja paraprake

Publikohet lista, Reja ndëshkon 4 futbollistë dhe sjell disa emra të rinj

Ngjarja e ardhëshme

Haga, shtepia e dytë e Haradinajve 

të fundit nga