Turqi, policia sekuestroi 2.200 litra alkool të konrabanduar

Duke kërkuar të ndalojnë vdekjet nga helmimi me alkool, forcat turke të sigurisë sot sekuestruan mbi 2.200 litra alkool të kontrabanduar në operacionet në gjithë vendin, raporton Anadolu Agancy (AA).

Në dy operacione të ndara në provincën jugore Hatay, policia sekuestroi thuajse 1.900 litra alkool. Tre të dyshuar u ndaluan.

Rreth 160 litra alkool dhe 200 litra përbërës të lëngshëm të përdorur për prodhimin e tij po ashtu u sekuestruan në provincën veriperëndimore të Bursës. Ekipet e policisë ndaluan një të dyshuar në operacion.

Sipas burimeve të sigurisë në provincën juglindore Kilis, forcat e sigurisë javën e kaluar sekuestruan rreth 192 litra alkool.

Ekipet e policisë në provincën veriperëndimore Kırklareli dhe atë qendrore Kırşehir arrestuan gjithsej 10 persona për përfshirjen e tyre të dyshuar në prodhimin e alkoolit metil.

Sipas të dhënave të mbledhura nga AA, gjiithsej 64 persona në 10 provinca kanë vdekur nga helmimi me alkool metil që nga 9 tetori.

Viktimat vdiqën pasi konsumuan alkool metil në provincat Stamboll, Izmir, Mersin, Aydın, Muğla, Kırıkkale, Trabzon, Tekirdağ, Zonguldak dhe Kırklareli.



.. .

Ngjarja paraprake

Osmani-Plenkoviq: Vazhdon mbështetja e Kroacisë për procesin eurointegrues

Ngjarja e ardhëshme

​Gazetari britanik në librin e ri zbulon të gjitha gënjeshtrat që Meghan Markle dhe Princi Harry na ‘shitën’

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian