Turqi, përfundon ora policore e fundjavës kundër COVID-19

Turqia sot herët në mëngjes pas 58 orësh ka përfunduar orën policore të fundjavës që ka për qëllim të ndihmojë në frenimin e përhapjes së koronavirusit (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Ora policore filloi të premten në orën 19:00 dhe përfundoi të hënën në 05:00.

Si pjesë e masave kundër COVID-19, vendi ka vendosur bllokim të pjesshëm në dy javët e para të muajit të shenjtë musliman të Ramazanit.

Ora policore e fundjavës parashihet të vazhdojnë deri në një njoftim tjetër.

Të dielën, Turqia raportoi rreth 56 mijë raste të reja me COVID-19, duke arritur shifrën në 4.26 milionë, ndërsa numri i viktimave arriti në rreth 36 mijë. Vendi deri më tani ka administruar rreth 20 milionë doza të vaksinës.



.. .

Ngjarja paraprake

Aksidenti i frikshëm i makinës Tesla vret dy persona në SHBA

Ngjarja e ardhëshme

Superliga e Evropës, UEFA: Do të bëjmë përpjekje që ta ndalojmë këtë projekt cinik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian