Turqi, numri i të shëruarve nga COVID-19 tejkalon 300.000

Turqia raportoi 1.812 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.419 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në rreth 344 mijë, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 301.098, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.153, me 73 viktima të reja.

Ndërkaq, mbi 117 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 12,2 milionë.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.445, ndërsa 5,9 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi në Twitter se numri i pacientëve në gjendje kritike po lëvizte përpjetë pas një kohe të gjatë dhe i bëri thirrje kombit turk t’u përmbahet masave për parandalimin e koronavirusit në të gjitha rajonet e vendit.

Duke folur në një konferencë për media në provincën lindore Erzurum, ministri Koca tha se përhapja e sëmundjes humbi vrullin në krahasim me muajin e kaluar. Por, ai paralajmëroi se rritja e rasteve në disa provinca, duke përfshirë Stambollin, Bursën, si dhe provincat Kocaeli, Kahramanmaraş dhe Denizli, përbën rrezik për të gjithë vendin, duke theksuar rëndësinë thelbësore të luftimit me sukses të virusit edhe në këto vende.



.. .

Ngjarja paraprake

ZAEV: Nuk dua të flas për “planin B” për integrimin evropian, ne duhet të kemi sukses

Ngjarja e ardhëshme

Zbuloni më shumë për lidhjen nga mënyra si i mbani duart me partnerin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian