Turqi, një tërmet 4,6 ballë godet zonën e Detit Egje

Një tërmet me magnitudë 4,6 ballë goditi Detin Egje të Turqisë, njoftoi herët të hënën Autoriteti turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).

AFAD bëri të ditur se tërmeti ndodhi në ora 7:12 sipas kohës lokale në një thellësi prej 37.57 kilometra.

Vendbanimet më të afërta me epiqendrën e tërmetit ishin 17 kilometra larg Malit Athos në rajonin e Greqisë verilindore dhe 109 kilometra larg brigjeve të rrethit Gökçeada në provincën veriperëndimore turke të Çanakalasë.

Nuk është raportuar për asnjë viktimë apo dëme materiale.



.. .

Ngjarja paraprake

Partitë bëhen të varura nga punësimet e militantëve

Ngjarja e ardhëshme

Shahpaska: Të gjitha kategoritë që shfrytëzuan masat anti-kovid duhet të kthehen në punë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian