Turqi, një tërmet 4.8 ballë godet rajonin e Detit Egje

Një tërmet me fuqi prej 4.8 ballë goditi sot herët në mëngjes rajonin e Egjeut të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në ora 3.30 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej 6 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ishte 173 kilometra larg brigjeve të rrethit Datca në provincën jugperëndimore Mugla të Turqisë.

Nuk janë raportuar viktima ose dëme materiale.

Një tërmet i dytë me fuqi prej 4.2 ballë ndodhi në Detin Egje në ora 3:44 të mëngjesit sipas kohës lokale, bëri të ditur AFAD.



.. .

Ngjarja paraprake

6 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Situatë alarmante: Qytetet gjermane kërkojnë ndihmën e ushtrisë pas përhapjes së coronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian