Turqi, ndalohen 187 azilkërkues

Gjithsej 187 azilkërkues u ndaluan sot në brigjet e rrethit Cesme të Izmirit, provinca Detit Egje të Turqisë, theksuan burimet, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Komandës së Rojës bregdetare turke kapën një anije që mbante migrantët të cilët planifikonin të shkonin në Itali, theksuan burimet, duke shtuar se dy shtetas të huaj të dyshuar për organizimin e kalimit të paligjshëm u arrestuan gjithashtu.

Azilkërkuesit më pas u sollën në Cesme dhe do t’i dorëzohen administratës provinciale të migracionit.

Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme tranziti për azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia pret gati 4 milionë refugjatë, përfshirë mbi 3.6 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.



.. .

Ngjarja paraprake

Rusia zgjeron listën e shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar që u ndalohet hyrja në vend

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe: Vaksinat anti-Kovid mund të arrijnë para marsit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian