Turqi, ndalohen 144 migrantë të parregullt

Autoritetet ndaluan 144 migrantë të parregullt në Turqinë perëndimore në përpjekje për të kaluar në Greqi, theksuan sot burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtetas të huaj nga vende të ndryshme duke u përpjekur të kalojnë në ishullin grek Lesbos lundruan në Detin Egje nga bregu i provincës Çanakkala me anije prej druri, theksuan burimet.

Një i dyshuar u arrestua për organizimin e kalimit të paligjshëm, shtuan burimet.

Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme tranziti për azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.



.. .

Ngjarja paraprake

Rritet në 27 numri i civilëve azerbajxhanas që humbën jetën nga sulmet e Armenisë

Ngjarja e ardhëshme

Instagram etiketon mediat nën kontrollin shtetëror

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian