Turqi, më 3 dhjetor hapja historike e ndërtesës së re të Orkestrës Simfonike të Presidencës

YASEMİN KALYONCUOĞLU

Vazhdojnë përgatitjet për hapjen historike më 3 dhjetor të ndërtesës së re të Orkestrës Simfonike të Presidencës (CSO) të Turqisë e cila do të jetë një prej qendrave muzikore të rralla të metropoleve botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërtesa do të bëhet vendtakimi i të apasionuarve të kulturës dhe artit me kampusin muzikor të përbërë nga “Salla e Madhe” me një kapacitet prej gjithsej 2.023 ulëse, “Salla Blu” me kapacitet prej 500 vendesh dhe “Salla historike CSO” me kapacitet prej 600 vendesh.

Për dashamirësit e muzikës po bëhen punimet e fundit në ndërtesën e re të orkestrës, teksa kanë mbetur vetëm disa ditë nga hapja e ndërtesës së re të CSO e cila përfundoi me punimet intensive të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy në kuadër të udhëzimeve që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dha për ndërtesën, themelet e të cilës filluan para 23 vitesh dhe që prej shumë vitesh nuk kishin mundur të përfundoheshin.

Drejtori i CSO, Özgür Balkız ka hapur dyert e ndërtesës së re për AA-në, ku ai ka thënë se hapja e ndërtesës së re është një prej pikave më të rëndësishme në historinë e orkestrës që ka një të kaluar 194-vjeçare.

“Pas hapjes së ndërtesës tonë të re do të kemi një vizion të ri shumë të ndryshëm të koncerteve. Salla jonë e cila ka në strukturë të sallës së rrumbullakët, është akustike. Nuk është një shembull i sallave dixhitale të bëra në Japoni dhe në vendet e teknologjisë në të gjithë botën. Salla jonë punon në një ambient akustik natyror. Kemi 2.023 vende. Me kohën mendojmë se 2.023 vendet nuk do të mjaftojnë. Sepse dashamirësit e muzikës kanë një interes të madh për sallën tonë” tha Balkız i cili shtoi se artistët janë shumë të emocionuar për CSO i cili do të jetë një prej sallave më të mëdha të botës për koncerte.

Hapja e ndërtesës së re do të bëhet nga presidenti Erdoğan, rikujtoi Balkız duke vazhduar më tej se “Punimet këtu janë kryer me udhëzimin e vetë presidentit. Po ashtu të pranishëm do të jenë edhe ministri dhe zv.ministrat e Kulturës dhe Turizmit. Do të jetë një hapje historike shumë e bukur”.

Në koncert do të jenë edhe artistët e rinj të orkestrës

Balkız tha se edhe kanali i famshëm botëror për muzikën klasike, Mezzo do të zhvillojë regjistrimet e koncerteve gala me 3-4 dhjetor dhe se për artdashësit do të ofrohen regjistrime të koncerteve me intervale përgjatë 5 viteve.

Më 3-4 dhjetor nën drejtimin e shefit Cemi’i Can Deliorman do të organizojmë koncert sopranos së famshme botërore, Angela Gheorghiu dhe dyshes më të mirë në botë për piano të motrave Güher dhe Süher Pekinel, informoi ndër të tjera Balkız, duke theksuar se CSO ka përgatitur një program të përzgjedhur që do zgjasë 1.5 orë.

“Në orkestrën tonë janë përfshirë 30 të rinj. Stafi ynë, orkestra jonë është forcuar edhe më shumë falë ministrisë tonë. Edhe në këtë koncert me stafin e të rinjve do të japim koncert me staf ndërkombëtar. Në këtë koncert do të marrin pjesë artistët tanë rinj dhe arstistët e kualifikuar. Do të jetë një koncert i bukur. Mendojmë që ndërtesën tonë të re ta bëjmë një qendër arti ndërkombëtare. Ndërtesa e re e CSO në Ankara do të hyjë në mesin e qendrave artistike të ralla si Berlini, Parisi, New Yorku. Ndërtesa e CSO, si një ndërtesë ikonë në Ankara do të jetë një qendër arti që do hyjë në literaturën botërore”, deklaroi Balkız.

Dëgjuesit do të pranohen me kodin HES

Duke shpjeguar se për shkak të pandemisë së COVID-19 kanë marrë masa intensive për hapjen dhe se në ditën e koncertit në sallën me 2023 vende do të pranojnë 700 dëgjues, Balkız tha se dëgjuesit në sallë do të mund të hyjnë vetëm me kodin HES (Kodi HES është një kod që lejon ndarjen në mënyrë të sigurtë me organizata dhe individë gjatë transportit ose vizitave nëse jeni apo jo të rrezikuar nga COVID-19).

Balkız, shtoi se biletat e koncertit janë shitur dhe se po kryejnë punimet e fundit për hapjen.

Pasi vuri në dukje se publiku duhet të vendosë maska gjatë koncertit, Balkız tha se “Artistët tanë të orkestrës kanë kryer testin PCR. Edhe para koncertit testi PCR do të përsëritet. Po bëjmë gjithçka që të mos rrezikojmë as artistët tanë të orkestrës dhe as publikun. Kemi marrë çdo masë. Do të jetë një ditë historike dhe një prej ditëve më të bukura të CSO. Mendoj se pas përfundimit të pandemisë në këtë sallë do të bëjmë koncerte të mrekullueshme”.



.. .

Ngjarja paraprake

Partneri i ASH-së dhe Alternativës VMRO-DPMNE, proteston kundër Bullgarisë, FYEN SHQIPTARËT (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

Gashi - kryetar i ri i KB Peja

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian