Turqi, kapet i ashtuquajturi “zv.ministër i arsimit” i organizatës terroriste DEASH

Në qytetin Sakarya të Turqisë është kapur një terrorist me origjinë jordaneze i ashtuquajtur “zv.ministër i arsimit” të organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme turke thuhet se në punimet kundër organizatës terroriste DEASH nën koordinimin e Departamentit të inteligjencës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Departamentit të Zyrës Kundër Terrorizmit (TEM), u përcaktuan se anëtari i organizatës terroriste A.Z.A.A.D me origjinë nga Jordania ndodhej në qytetin Sakarya.

I arrestuar në kuadër të një operacioni, theksohet se terroristi ka kryer aktivitet si i ashtuquajtur “zv.ministër i arsimit” përgjegjës për të gjitha institucionet arsimore në rajonet që organizata terroriste DEASH mbizotëronte në Irak dhe në Siri gjatë viteve 2014-2017.

Terroristi në të njëjtat rajone ka masakruar brutalisht personat e marrë peng ndërsa pamjet e këtyre akteve i ka publikuar në mediat sociale me qëllim për propagandë të organizatës.

Pas procedurave në polici terroristi u dërgua në gjykatë dhe u arrestua.



.. .

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Zyrtarë të lartë të BE-së kërkojnë lirimin e opozitarit rus, Alexey Navalny

Ngjarja e ardhëshme

Këta janë njerëzit që tradhtojnë më shpesh, ndoshta jeni edhe ju në këtë listë!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian