Forcat turke të sigurisë arrestuan Islom Saydalimov, i cili dyshohet për lidhje me Al Kaedën, në provincën jugore Hatay, njoftoi të hënën Ministria e Brendshme e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria në deklaratën e saj theksoi se Saydalimov, i kërkuar në listën e kuqe, u kap nga forcat kufitare në rrethin Altınözü me gruan dhe tre fëmijët e tij. Deklarata shtoi se ata u dërguan në një stacion lokal të xhandarmërisë.
Lista e të kërkuarve në Turqi është e ndarë në 5 kategori të klasifikuara me ngjyra, me të kuqe si më të kërkuarit, e ndjekur nga e kaltër, gjelbër, portokalli dhe gri.