Turqi, fillon një operacion anti-terrorist në shkallë të gjerë

Turqia ka filluar një operacion anti-terrorist në shkallë të gjerë për të penguar sulmet e mundshme këtë dimër, njoftoi sot Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mënyrë që t’u këputen të gjitha kanalet e furnizimit logjistik grupeve terroriste, të parandalohen aktivitetet terroriste dhe të sigurohet dorëzimi i terroristëve këtë vjeshtë dhe dimër, kanë filluar operacionet e bazuara në informata të inteligjencës, tha ministria në një deklaratë.

Asnjë grup terrorist nuk u emërua në deklaratë, por grupi terrorist PKK ka qenë aktiv në lindje dhe juglindje të Turqisë.

Xhandarmëria, ekipet e policisë dhe rojet e fshatit do të marrin pjesë në 7.424 operacionet e planifikuara që do të kryhen midis 7 tetorit dhe 15 prillit.

Në periudhën pranëverë-verë, u neutralizuan 346 terroristë

Megjithëse ministria kishte planifikuar rreth 6.000 operacione gjatë pranverës dhe verës, ajo përfundoi duke kryer mbi 8.500. Në këto operacione u neutralizuan 346 terroristë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.



.. .

Ngjarja paraprake

Lule Vathi – Si Të Mbillni Dhe Të Përkujdeseni Për Bimën Ekzotike

Ngjarja e ardhëshme

Shkup, 15 nxënës të një shkolle futen në izolim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian