Turqi, bien shpenzimet e turizmit të brendshëm në tremujorin e dytë

Shpenzimet e brendshme të turizmit në Turqi ranë me 67.1 për qind në bazë vjetore në tremujorin e dytë të këtij viti për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Banorët shpenzuan 3.6 miliardë lira turke (515.6 milionë dollarë) në udhëtimet e tyre në periudhën prill-qershor, përfshirë shpenzimet individuale dhe pakove turistike”, njoftoi sot Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).

“Ndërsa 98 për qind e shpenzimeve të turizmit të brendshëm ishin individuale me 3.5 miliardë lira (505 milionë dollarë), 2 për qind ishin shpenzime të pakove turistike me gati 71.6 milionë lira lira turke (10.6 milionë dollarë)”, njoftoi TurkStat.

Të dhënat e TurkStat tregojnë se 5.3 milionë banorë realizuan udhëtime të brendshme nga prilli në qershor, nga 15.7 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Udhëtimet e brendshme me një ose më shumë se një natë, ranë me 69.1 për qind nga viti në vit në gati 6 milionë në tremujorin e dytë.

Vizitorët vendas realizuan 76 milionë udhëtime brenda natës ndërsa numri mesatar i netëve ishte 12.7, ndërsa shpenzimet mesatare për udhëtim arritën në rreth 592 lira turke (86.3 dollarë).

Qëllimi kryesor i udhëtimeve të brendshme ishte vizita e familjeve, duke zënë një pjesë prej 73.9 për qind të udhëtimeve të përgjithshme.

Qëllimi i dytë i udhëtimeve ishte udhëtimi, koha e lirë dhe pushimet me 14 për qind dhe arsyeja e tretë ishte shëndeti me 5.5 për qind, tha TurkStat.

Shifra e gjysmës së parë

Shpenzimet e brendshme të turizmit të Turqisë gjithashtu ranë me 57.1 për qind në 7.6 miliardë lira turke (1.2 miliardë dollarë) gjatë periudhës janar-qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.



.. .

Ngjarja paraprake

Mashtronte për shitje të teknikës së bardhë që nuk e posedonte, MPB dorëzon kallëzim penal

Ngjarja e ardhëshme

KFOR-i britanik nderon Agim Ademin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian