Turqi, bie numri i të sëmurëve me COVID-19 në gjendje kritike

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike vazhdon të bjerë në Turqi, tha ministri i Shëndetësisë i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar rëndësinë e masave kundër virusit, ministri Fahrettin Koca shkroi në Twitter se “Numri i pacientëve tanë të shëruar është afër numrit të pacientëve të rinj”.

Turqia raportoi 1.407 pacientë të rinj dhe 1.402 të shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të ministrisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend tani qëndron në 320.070, ndërsa ai i të shëruarve 281.151.

Ndërkaq, 113.546 teste të reja për COVID-19 janë kryer në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 10,49 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 8.262, me 67 viktima të tjera.

Bilanci i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 1.507, treguan gjithashtu të dhënat.



.. .

Ngjarja paraprake

Rrezik, pa dy lojtarë kryesorë Kosova ndaj Maqedonisë së Veriut?

Ngjarja e ardhëshme

Deputetja e LDK-së uron studentët për nisjen e vitit të ri akademik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian