Turqi, bie numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 1.603 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 1.320 pacientë të shëruar nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka shkuar në 326.046, duke përfshirë 286.370 pacientë të shëruar.

Numri i të vdekurve nga pandemia në Turqi u rrit në 8.498, përfshirë 57 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Mbi 115.600 teste për COVID-19 janë kryer gjatë ditës së fundit, duke e çuar në mbi 10.93 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në Turqi.

Të dhënat gjithashtu thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.412, ndërsa 6,2 për qind e pacientëve këtë javë vuajnë nga pneumonia.

“Ne duhet të zvogëlojmë numrin e rasteve aktive”, u shpreh ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter, duke shtuar se uniteti i qytetarëve në zbatimin e masave të kujdesit shëndetësor do të ndihmonte fuqimisht në luftën kundër sëmundjes.



.. .

Ngjarja paraprake

Seanca e parë e Këshillit për koordinim të komunitetit të sigurisë-inteligjencës në vend

Ngjarja e ardhëshme

Ambasada e BE për ndryshimet në kod: Na vjen keq që s’u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para votimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian