Turqi, bie dëshmor një ushtarë në përleshje me terroristët

Një ushtar turk ka rënë dëshmorë në një përplasje midis forcave të sigurisë dhe terroristëve në provincën lindore Ağrı të Turqisë, sipas burimeve të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë përleshjes të shtunën në zonën rurale në rrethin Doğubayazıt u plagos një tjetër ushtarë, thanë burimet në kushte anonimiteti.

Ushtari i plagosur u shtrua në spital në Ağrı.

Burimi shtoi se operacioni kundër terroristëve vazhdon në rajon.

Megjithëse deklarata nuk përmendi ndonjë grup specifik terrorist, forcat turke kanë kryer operacione kundër organizatës terroriste PKK në rajon për një kohë të gjatë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Deputeti Laze Tanevski rezulton pozitiv me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Çka thotë horoskopi sot për beqaret?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian