Pjesëtarë të forcave turke të sigurisë zbuluan dhe privuan nga liria katër terrositë të PKK-së të cilët përgatisnin sulme në metrolpolet e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pëmes veprimeve të sinkronizuara të pjesëtarëve të policisë dhe xhandarmërisë turke në Stamboll dhe Diyarbakir, nga liria janë privuar Mazlum Serhat me emrin e koduar I.K., Tayhan Umut Cektar me emrin e koduar M.S., Mahir Ahmed me emrin e koduar R.S. dhe Amanc Xebaktar me emrin e koduar M.T.
Sipas hetuesve, në vitin 2013 ata u bashkuan me të ashtuquajturin “kuadri malor rural” të organizatës terroriste PKK. Ata janë trajnuar për të bërë pajisje shpërthyese dhe sulme në metropole. Ata janë pjesë e strukturës “sekrete të qytetit” të organizatës terroriste dhe ishin të ngarkuar si “celulë e heshtur” të presin urdhërin për sulm.
Njëri nga terroristët ishte i punësuar si teknik në anasteziologjinë e spitalit shtetëror në Diyarbakir.
PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, BE dhe SHBA. Gjatë fushatës së saj terroriste tre-dekadëshe kundër Turqisë, terroristët e PKK vranë të paktën 40.000 njerëz.