Turqi, arrestohen 8 të dyshuar për lidhje me PKK-në

Forcat turke të sigurisë sot zhvilluan një operacion kundër terroristëve në Stamboll, duke arrestuar gjithsej tetë persona që dyshohet të kenë lidhje me organizatën terrorist të PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet për AA theksuan se njësitë antiterroriste filluan operacionet në rrethet Sultanbeyli dhe Çekmeköy, duke synuar 13 vende të ndryshme.

Tetë të dyshuar u arrestuan në mes të operacioneve paralele dhe u konfiskuan armë zjarri, dokumente organizative, libra dhe materiale të tjera.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Specialja mban seancën e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Ngjarja e ardhëshme

Kurthi i Dick Martyt

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian