Turqi, arrestohen 7 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Forcat turke arrestuan shtatë persona nën dyshimet për lidhje me grupin terrorist DEASH, thanë burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në kryeqytetin Ankara kishin lëshuar urdhër për arrestimin e të dyshuarve, thanë burimet.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it disa herë, me të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura që vranë 315 njerëz dhe plagosën qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.



.. .

Ngjarja paraprake

Sanksionohen 411 vozitës në Shkup, 83 për tejkalim të shpejtësisë

Ngjarja e ardhëshme

Gratë, paqja dhe siguria në kohën e Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian