Turqi, arrestohen 6 të dyshuar për rrëmbimin e një fëmije nga PKK

Të paktën 6 të dyshuar janë arrestuar në juglindje të Turqisë lidhur me rrëmbimin e një fëmije nga ana e grupit terrorist të PKK-së, bëri të ditur sot një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pesë vjet më parë, një adoleshent u rrëmbye nga grupi terrorist dhe u detyrua të bashkohej me radhët e tyre. Ai kohët e fundit iu dorëzua forcave turke, tha burimi.

Prokurorët në provincën juglindore Diyarbakir filluan një hetim në rrjetin i cili komplotoi rrëmbimin, tha burimi.

Bazuar në rrëfimet e terroristit të dorëzuar, adresat e të dyshuarve u bastisën dhe një i dyshuar tjetër u ndalua.

Operacioni vazhdon për kapjen e një të dyshuari të arratisur, i identifikuar vetëm nga inicialet T.D.

Në Turqi, shkelësit që janë të lidhur me grupe terroriste dhe dorëzohen kanë të drejtë për ulje të mundshme të dënimit sipas ligjit të pendimit.



.. .

Ngjarja paraprake

Zaev: Nuk përjashtohet mundësia për “lockdown” ose orë policore

Ngjarja e ardhëshme

George Clooney: Amal më plotëson

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian