Turqi, arrestohen 6 shtetas të huaj nën dyshimet për lidhje me DEASH-in

Të paktën gjashtë shtetas të huaj janë arrestuar në Turqi nën dyshimet për lidhje me grupin terrorist DEASH, njoftoi një burim sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia kreu operacione në qendrën e qytetit të Kastamonu në kuadër të hetimit kundër DEASH-it të nisur nga prokurorët në provincën e Detit të Zi, tha burimi në kushte anonimiteti.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in si grup terrorist.

Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it. Grupi terrorist ka kryer të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura, duke vrarë 315 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Si kundërpërgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.



. .

Ngjarja paraprake

Ju thamë se po punon për filmin e tretë, Ermali fton Luanën live për të qenë protagonistja e tij!

Ngjarja e ardhëshme

Khabib tallet me Conor McGregor pas humbjes së tij, ky është reagimi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian