Turqi, arrestohen 5 terroristë të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Policia turke ka arrestuar pesë persona nën dyshime për lidhje me grupin terrorist DEASH në provincën veriperëndimore Kocaeli, bëri të ditur një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e pesë të arrestuarve, tre janë shtetas të huaj, tha burimi i brendshëm, duke shtuar se gjatë arrestimit janë sekuestruar një numër dokumentesh dhe materiale digjitale.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që e shpalli DEASH-in si grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga organizata ekstremiste shumë herë. Të paktën dhjetë bomba vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura kanë vrarë 315 njerëz dhe kanë plagosur qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.



.. .

Ngjarja paraprake

Arrestohet pronari i lokalit, shkeli masat anti-Covid

Ngjarja e ardhëshme

Britney nis udhëtimin romantik me të dashurin para ditëlindjes së 39-të

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian