Turqi, arrestohen 5 të dyshuar si ndërmjetës të PKK-së për rrëmbimin e fëmijëve

Të paktën pesë të dyshuar janë arrestuar në Turqinë juglindore për ndërmjetësimin e rrëmbimit të një fëmije për t’u rekrutuar nga grupi terrorist PKK, në përputhje me dëshminë e një terroristi të dorëzuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristi u rrëmbye pesë vjet më parë kur ishte 14-vjeç dhe u dorëzua tek forcat e sigurisë kohë më parë, sipas një burimi të sigurisë, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u pronocuar për media.

Në kuadër të hetimit të nisur nga prokurorët në provincën juglindore Diyarbakır, u zbulua rrjeti që ndërmjetësoi pjesëmarrjen e terroristit në grupin terrorist PKK, tha burimi.

Adresat e të dyshuarve u bastisën dhe që të pestët u arrestuan.

Nisur më 3 shtator 2019, nënat e fëmijëve që u rekrutuan me forcë nga grupi terrorist, kanë organizuar protesta me qëndrim ulur para zyrës së Partisë Demokratike të Popullit (HDP) në Diyarbakır. Turqia akuzon partinë se ka lidhje me grupin terrorist YPG/PKK.

Deri më sot, gati 20 terroristë u dorëzuan pas thirrjes së familjeve të tyre dhe përpjekjet e bindjes nga forcat turke të sigurisë.

Në Turqi, shkelësit që janë të lidhur me grupe terroriste dhe dorëzohen kanë të drejtë për ulje të mundshme të dënimit sipas ligjit të pendimit.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Bahreini bën kërkesë zyrtare për hapjen e ambasadës në Izrael

Ngjarja e ardhëshme

“Hani sushi ju”, Tayna na zbulon sekretin e lumturisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian