Turqi, arrestohen 5 shtetas irakianë për lidhje me DEASH-in

Forcat turke sot kanë arrestuar 5 shtetas irakianë për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH, bëjnë të ditur burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet provinciale të policisë antiterroriste në provincën e Samsunit të Detit të Zi arrestuan të dyshuarit në operacione paralele.

Nën udhëzimet e Zyrës së prokurorit lokal, 3 nga të dyshuarit u dëbuan nga vendi pas dëshmive të tyre.

Policia po ashtu sekuestroi materiale dixhitale në adresat e të dyshuarve.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist.

Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it, me të paktën 10 bomba vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura që vranë 315 persona dhe plagosën qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.



.. .

Ngjarja paraprake

Pendarovski me apel deri tek qytetarët: Situata është serioze, respektoni masat dhe protokollet

Ngjarja e ardhëshme

Si të largoni shenjat nga fytyra me lëvore portokalli

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian