Turqi, arrestohen 4 të dyshuar për lidhje me PKK-në

Policia në juglindje të Turqisë arrestoi 4 të dyshuar për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste PKK, njoftoi sot policia lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke vepruar në bazë të një informacioni, policia në provincën Mardin kreu një operacion kundër të dyshuarve që mendohet se kishin siguruar armë dhe municion për grupin terrorist, thuhet në deklaratën e policisë.

Autoritetet gjetën 200 gram eksploziv plastik të improvizuar si dhe përbërës të tjerë të bombës në pjesët e fshehura në njërën prej këpucëve të të dyshuarit.

Tre nga të dyshuarit ishin shtetas sirianë, dy prej të cilëve u transferuan në Zyrën provinciale të Migracionit për t’u deportuar. Një i dyshuar tjetër u la i lirë me kusht ndërsa i katërti u mbajt në arrest.

Gjatë operacionit të policisë u sekuestruan dokumente të shumta organizative dhe materiale dixhitale.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.



.. .

Ngjarja paraprake

Netanyahu shtyn sërish vizitat në Bahrein dhe EBA

Ngjarja e ardhëshme

Në burg për vrasjen e komisarit Lamaj/ Arben Frroku kërkesë Gjykatës: Më llogarisni vitet e paraburgimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian