Turqi, arrestohen 23 terroristë të dyshuar të FETO-s

Të paktën 23 persona u arrestuan në Turqinë perëndimore nën dyshimet për lidhje me Organizatën Terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, bëri të ditur sot një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet erdhën pasi Zyra e prokurorit në provincën Izmir lëshoi urdhër për 28 të dyshuar si pjesë e disa hetimeve terroriste, tha burimi i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media.

Gjatë bastisjeve, policia gjithashtu sekuestroi disa para dhe materiale dixhitale.

Policia vazhdon kërkimet për 5 të dyshuarit e mbetur, thuhet në deklaratë.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

​10 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Ngjarja e ardhëshme

Carovska: Të rinjtë janë partner i rëndësishëm për ne, grupi punues MASH-të rinjtë do të marrë pjesë në krijimin e politikave të suksesshme arsimore

të fundit nga