Turqi, arrestohen 21 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Të paktën 21 të dyshuar u arrestuan në Turqi për lidhje të dyshuara me FETO-n, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, bëri të ditur të enjten një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në provincën veriperëndimore Sakarya lëshuan urdhër arresti për 29 të dyshuar, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media.

Ekipet e policisë antiterror kanë kapur 21 nga të dyshuarit në operacionet në 10 provinca të ndryshme, dhe se vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të dyshuarit e mbetur, shtoi burimi.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe gati 2.200 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

6 arsye pse një grua qëndron në një marrëdhënie toksike

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Gjermani, shënohen mbi 4.000 raste të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian