Turqi, arrestohen 13 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Të paktën 13 të dyshuar u arrestuan në Turqi për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur në vitin 2016, bëri të ditur një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në provincën veriperëndimore Balikesir lëshuan urdhër-arreste për 9 policië aktivë, një rreshter, një mësues në pension, një veteriner dhe një teknik shëndetësor, tha burimi.

Ata të gjithë u arrestuan në operacione nga ekipet e policisë antiterroriste në 6 provinca të ndryshme.

Një armë dhe shumë materiale dixhitale u sekuestruan gjatë operacioneve.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe gati 2.200 u plagosën.

Turqia akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

Letër e hapur Berat Buzhalës

Ngjarja e ardhëshme

Afrikë, shkon në rreth 1.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian