Turqi, arrestohen 11 persona të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Së paku 11 të dyshuar janë arrestuar në Turqinë veriperëndimore në një operacion kundër grupit terrorist DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një burimi të sigurisë, ekipet antiterroriste të policisë në provincën Bursa zhvilluan operacione paralele në dy pjesë të ndryshme të provincës.

Gjatë operacionit, dy të dyshuar, të cilët ishin aktivë me grupin terrorist në Siri, dhe nëntë të tjerë, të cilëve u ishte ndaluar të hynin në Turqi për lidhje me grupin terrorist, u arrestuan.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in si grup terrorist.



.. .

Ngjarja paraprake

Arrestohet 34-vjeçari nga Gërçeci, dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit

Ngjarja e ardhëshme

Juventusi e përgatit shitjen e Cristiano Ronaldos

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian