Turqi, arrestohen 104 persona të dyshuar për lidhje me FETO-n

Policia turke ka arrestuar gjithsej 104 të dyshuar për lidhjet e tyre të pretenduara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, theksuan burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet u kryen pasi prokurorët në provincën perëndimore të Izmirit lëshuan urdhër për arrestimin e 82 të dyshuarve, duke përfshirë 70 ushtarë aktivë në detyrë, për infiltrim në Forcat e Armatosura Turke, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur me media.

Të dyshuarit akuzohen për komunikim me “imam të fshehtë”, anëtarë të lartë të FETO, me telefon me pagesë.

Operacione paralele me bazë në Izmir u kryen nëpër 39 provinca dhe 63 të dyshuar u arrestuan.

Ndaras, gjithsej 41 ish-policë u arrestuan në një operacion tjetër me bazë në Izmir nëpër gjashtë provinca turke, theksuan sot burime të sigurisë.

Kjo erdhi pasi prokurorët në Izmir lëshuan urdhër arresti për 44 të dyshuar mbi komunikimin e tyre me “imam të fshehtë”.

Kërkimi për të dyshuarit e mbetur është duke u zhvilluar.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, akuzohen për orkestrimin e grushtit të shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

Studimi/ Personat me këtë sëmundje e përjetojnë më rëndë koronavirusin

Ngjarja e ardhëshme

Balotelli më në fund bëhet me skuadër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian