Turqi, arrestohen 10 terroristë të dyshuar të PKK-së në Stamboll

Forcat turke të sigurisë arrestuan 10 të dyshuar, përfshirë anëtarë të një partie të opozitës, në kuadër të një operacioni kundër organizatës terroriste PKK në Stamboll, bëri të ditur një burim sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e anti-terrorit në qytet nisi operacione të njëkohshme në katër rrethe për të kapur 15 të dyshuar që u kërkuan me urdhër për kryerjen e veprimtarive në emër të PKK-së, tha burimi, në kushte anonimiteti.

Bashkëkryetarët e Partisë Demokratike të Popujve (HDP) të rrethit Kagithane dhe bashkëkryetari i rrethit Beşiktaş u arrestuan gjatë operacionit, tha burimi.

Disa dokumente organizative dhe materiale dixhitale u sekuestruan gjithashtu. Kërkimet për pesë të dyshuarit e mbetur vazhdojnë, shtoi burimi.

Kryeprokurori i Turqisë ngriti padi kundër HDP-së të mërkurën duke kërkuar mbylljen e partisë, e cila akuzohet për shkelje të kushtetutës dhe parimeve demokratike dhe që ka lidhje me organizatën terroriste PKK.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Liderët antipuçistë në Mianmar kërkojnë gjykimin e anëtarëve të juntës në GJNP

Ngjarja e ardhëshme

I habitën të gjithë me vendimin, Hailey Bieber tregon pse ajo dhe Justin u martuan aq të rinj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian