Turqi, 72 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Turqia raportoi 9.561 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 660 pacientë simptomatikë, dhe 72 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkur në mbi 2,66 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.285, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 5.297 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,54 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.200, treguan shifrat e fundit.

Mbi 32,68 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 124.015 gjatë ditës së kaluar.

Më 14 janar, Turqia nisi fushatë masive të vaksinimit kundër COVID-19.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit.



.. .

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Mbi 2,5 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

Ngjarja e ardhëshme

Justin Bieber i shpreh dashurinë në mënyrën më të bukur bashkëshortes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian