Turqi, 68 terroristë të neutralizuar në provincën lindore në vitin 2020

Gjithsej 68 terroristë të PKK-së u neutralizuan në provincën lindore Hakkari të Turqisë në vitin 2020, bëri të ditur sot prefekti i provincës, Idris Akbiyik, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tridhjetë e shtatë të tjerët u dorëzuan tek forcat e sigurisë”, tha Akbiyik, i cili është gjithashtu nënkryetari i bashkisë së provincës.

Ai shtoi se operacionet turke i dhanë goditje të rëndë grupit terrorist PKK, duke i detyruar ata të hiqnin dorë nga komunikimi përmes radios.

Arka të mëdha municionesh, eksplozivësh dhe armësh u konfiskuan në të njëjtën periudhë, tha ai.

Për më tepër, njësitë e sigurisë po ashtu sekuestruan 2.5 ton heroinë dhe gjysmë ton kanabis, të cilat u përdoren për të financuar fushatat terroriste të PKK-së.

Akbiyik po ashtu theksoi se provinca ka regjistruar periudhën e saj më të sigurt dhe më paqësore, me qeverinë turke që ndërtoi mjedise të reja sportive, dhjetëra shkolla dhe rrugë të asfaltuara.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Komuna e Mitrovicës zë vendin e dytë për transparencë në qeverisjen komunale

Ngjarja e ardhëshme

Në krizë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian