Në një operacion kundër Organizatës terroriste FETO në Republikën Turke të Qipros së Veriut (TRNC) u kapën 6 ushtarë aktivë të dyshuar për strukturim në Forcat e Armatosura Turke dhe u dërguan në një gjykatë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas urdhrit të prokurorisë turke, operacioni filloi në 60 provinca të Turqisë dhe në TRNC ku edhe u kapën 6 ushtarët e dyshuar të cilët u dërguan me avion në Stamboll.
Pas procedurave të Drejtorisë së Sigurisë në aeroport, të dyshuarit fillimisht u dërguan për kontrolle mjekësorë dhe më pas në gjykatë për të dhënë deklaratë.
Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentimin e përgjakshëm të grusht shtetit në Turqi në natën e 15 korrikut të vitit 2016, ku u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 mbetën të plagosur.