Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se 5 terroristë të tjerë të PKK-së u janë dorëzuar forcave turke të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Si rezultat i operacioneve anti-terroriste turke që zhvillohen me vendosmëri, terroristët u janë dorëzuar forcave të sigurisë në provincën juglindore Şırnak, duke ikur nga kampet e grupit terrorist në veri të Irakut, thuhet në postimin e ministrisë në rrjetet sociale.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega e saj në Siri.