Turqi, 239 të vdekur dhe mbi 14 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 14.380 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 2.219 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.208.652 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 22.021 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 2.100.650, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 20.881, me 239 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 178.217 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 24,5 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.918.

“Presim që rënia e numrit të viktimave të jetë e qëndrueshme dhe e vazhdueshme. Numri i pacientëve në gjendje kritike ka rënë nën 4 mijë. Do të korrim sukses duke vepruar me plan dhe me kujdes dhe duke i respektuar plotësisht kufizimet”, shkroi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në Twitter.



.. .

Ngjarja paraprake

Komuna e Drenasit: Gjatë vitit 2020, projekte dhe shërbime profesionale për qytetarët

Ngjarja e ardhëshme

Një organizatori rus i tha Majlindës: Këtu në Rusi nuk do të përmendet kurrë Kosova! Ja çfarë ngjau pastaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian