Turqi, 212 të vdekur dhe mbi 12 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 12.203 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.908 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në mbi 2,2 milionë me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 14.110 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,11, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 21.093, me 212 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 158.103 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 24,66 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.891.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter u shpreh: “Numri i rasteve aktive dhe numri i pacientëve në gjendje seriozë vazhdojnë të ulen. Humbjet tona kanë filluar të bien.”

“Besoj se efekti destruktiv i pandemisë do të ulet”, shtoi ai.

Turqia hyri në orë policore në mbarë vendin duke përfshirë festën tradicionale të Vitit të Ri që nga e enjtja në mbrëmje deri në mëngjesin e 4 janarit, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri.



.. .

Ngjarja paraprake

Real vazhdon bisedimet për Alaban

Ngjarja e ardhëshme

Cavani reagon ndaj dënimit nga FA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian