Turqi, 194 të vdekur dhe mbi 12 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 12.171 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.370 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.296.102 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 8.211 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 2.172.251, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 22.264, me 194 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 183.003 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në afro 25,7 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.201.

“Masat dhe kufizimet vazhdojnë të japin rezultate. Do të fitojmë nëse luftojmë së bashku duke i respektuar masat dhe kufizimet”, shkroi në Twitter ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.



.. .

Ngjarja paraprake

Facebook dhe Instagram zgjasin bllokun ndaj Trump-it "për një kohë të pacaktuar"

Ngjarja e ardhëshme

Asani me fjalë prekëse: Lamtumirat janë të vështira

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian