Turqi, 191 të vdekur dhe 13.830 raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 13.830 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.458 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.283.931 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 8.702 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 2.164.040, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 22.070, me 191 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 182.645 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në afro 25,5 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.303.

“Numri i pacientëve në gjendje të rëndë vazhdon të bjerë në një mënyrë të kënaqshme. Ka një trend të rënies së numrit të viktimave. Do të fitojmë me luftë dhe masa së bashku”, shkroi në Twitter ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.



.. .

Ngjarja paraprake

Podujevë, paralajmërohen masa të rrepta për qytetarët që nuk respektojnë masat mbrojtëse ndaj coronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

3 mënyra efektive si të lehtësoni dhimbjen e dhëmbëve pa qenë nevoja të shkoni tek dentisti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian