Turqi, 15 terroristë të lartë të PKK-së janë neutralizuar në shtator

Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu sot bëri të ditur se të paktën 15 anëtarë të lartë të grupit terrorist PKK janë “neutralizuar” në muajin e fundit ndërsa një total prej 87 prej tyre që nga janari, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rreth 89 nga 105 të dyshuar për terrorizëm në KCK/PKK me urdhër-arreste u arrestuan”, tha Soylu gjatë ceremonisë së këtij viti akademik në Akademinë e Xhandarmërisë dhe Rojes Bregdetare të Turqisë me bazë në Ankara.

Soylu gjithashtu tha se përpjekjet e forcave të sigurisë për të bindur është “thirrja e fundit” për të gjithë anëtarët e grupit terrorist.

Të paktën 187 terroristë u larguan nga grupi terrorist, vuri në dukje ministri, duke shtuar se 15 prej tyre u dorëzuan vullnetarisht ndërsa 172 të tjerë e kanë bërë duke u bindur që nga janari.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Testohen për Covid-19 mësimdhënësit dhe nxehësit e një klase në shkollën “Ismail Qemali”, dalin rezultatet

Ngjarja e ardhëshme

Ekskluzivisht për MIA-n pjesë të raportit të BE-së për Maqedoninë e Veriut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian