Turpi që po mbulon qytetin e Ferizajt, nuk ka basketboll! Të rinjtë pyesin…Koshat në ‘muze’!

Është qyteti i dyti më i fortë financiarisht në Republikën e Kosovës, e ai qytet quhet Ferizaj! 

Një qytet që ka potencial jo një klub basketbollit të meshkujt, por edhe pesë klube t’i mbajë edhe mos të merret vesh!

Tash e disa vite pa klub të basketbollit në konkurrencën e meshkujve. Shumë të rinj në Ferizaj, po pyesin: E pse Ferizaj nuk ka klub basketbolli të meshkujt? Ku mbeti KB Kastrioti? Pse u shua?

A jemi edhe ne në këtë botë apo jemi të vdekur si qytet? A ka drejtori të sportit, a është komuna gjallë? Si e lejon veten pa një ekip basketbolli të meshkujt, që është sporti i dyti më i popullarizuar në Kosovë.

Të rinjtë janë të brengosur, ka shumë talent që bredhin rrugëve dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë as ku të shkojnë! Koshat janë në palestër sikur në muze, a mos vallë po ndryshken!

Presim përgjigje nga drejtoria e sportit të Komunës së Ferizajt, pse tash e disa vite nuk ekziston KB Kastrioti, si lejuan të shuhet dhe a duhet drejtoria e sportit urgjentisht të merr iniciativën dhe të riaktivizojnë klubin? Presim përgjigje nga Visar Xhemajli, ish basketbollisti më i mirë, sepse nuk riaktivizohet klubi, a nuk janë të interesuar basketbolldashësit apo Komuna nuk i mbështet, hapeni letrat.  

Në këtë vit duhet gjithsesi që të riaktivizohet klubi dhe t’i fillojë garat në vjeshtë, sepse një qytet me traditë nuk guxon të mbulohet nga ky turp por duhet të jetë shembull për të mirë, sepse është qytet i sportit.

Ngjarja paraprake

Forcat turke arrestojnë 11 të dyshuar të PKK-së mbi një shpërthim në Siri

Ngjarja e ardhëshme

Izraeli autorizon përdorimin e Moderna’s

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian