Türkiye, turistja britanike pranon Islamin

Në Antalya të Türkiye-s, turistja nga Britania e Madhe, Lousie Rose Harris, u konvertua në muslimane dhe mori emrin “Lejla”, raporton Anadolu Agency (AA).

Harris, e cila erdh në Antalya për pushime, vizitoi xhamitë. E mahnitur nga xhamitë, ezani dhe miqtë e saj, Harris vendosi të bëhet muslimane pasi kishte studiuar rreth Islamit.

Në Muftininë e qytetit Serik u zhvillua ceremonia e konvertimit të gruas nga Britania. Muftiu i qytetit, İbrahim Köksal, i shpjegoi Harrisit parimet bazë të Islamit.

Harrisit, e cila u bë muslimane duke deklaruar fjalët e dëshmisë (Shehadetin) dhe mori emrin “Lejla”, iu dhurua “Certifikata e konvertimit” dhe libra të ndryshëm si përkthimi i Kuranit dhe botime të Kryesisë së Çështjeve Fetare (DIYANET).

Në ceremoni morën pjesë specialisti i Shërbimeve Fetare, muftiu i qytetit Serik, Veysel Tosun, si dhe udhërrëfyesi fetar, Imam Sonay Yıldırım.





Story i mëparshëm

Delet e nënkryeme

Story i radhës

Rama: Po e shqyrtojmë mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën

Të fundit nga