Türkiye, kapet terroristi i DEASH-it i cili kërkohej nga Interpoli

Ministria e Mbrojtjes së Türkiye-s njoftoi se ka kapur terroristin e DEASH-it i cili kërkohej me buletin të kuq duke tentuar të hyjë ilegalisht në Türkiye, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë në rrjetet sociale thuhet se një pjesëtar i organizatës terroriste DEASH i kërkuar me buletin të kuq u kap gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Türkiye nga kufiri i Sirisë.

Terroristi i ndjekur në vijën kufitare u kap me një operacion të përbashkët të organizuar nga njësitë kufitare të Komandës së Forcave Tokësore dhe xhandarmërisë turke.

Në hetim u konstatua se personi në fjalë ishte terroristi M.M., pjesëtar i DEASH-it, i kërkuar nga Interpoli me buletin të kuq.





Story i mëparshëm

IRI Amerikan: Maqedonia e Veriut PRO anëtarësimit në BE por edhe perceptim pozitiv për Turqinë dhe Kinën

Story i radhës

​Këto janë përfitimet e secilës kombëtare që mori pjesë në Botëror

Të fundit nga