Türkiye, evakuohen disa fshatra për shkak të zjarreve në provincën perëndimore Çanakkale

1 minut lexim

Si pasojë e zjarreve, të paktën gjashtë fshatra u evakuuan në provincën perëndimore turke Çanakkale, raporton Anadolu.

“Kayadere, Damyeri, Belen, Ulupınar, Yağcılar dhe Kalabaklı, këto gjashtë fshatra janë evakuuar”, u tha İbrahim Yumaklı gazetarëve në Ankara, duke shtuar se tre fshatra të tjerë janë gati për evakuime të mundshme.

“Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete deri më tani”, tha ai.

Zjarri, veçanërisht në Kepez, po përparon në një tangjent me qendrën e qytetit.

Yumaklı njoftoi se tetë avionë, 26 helikopterë, afër 180 pajisje të spërkatjes së rrugëve, si dhe një personel prej pothuajse 1.100 personash po ndërhyjnë për të luftuar zjarrin.

Ngushtica e Çanakkalasë u mbyll për kalimin e anijeve veri-jug për shkak të zjarrit që shpërtheu sot më herët dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Presidenca Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se katër persona janë prekur nga tymi dhe trajtimi i tyre është në vazhdim.





Story i mëparshëm

Pas Greqisë, zjarre ‘apokaliptike’ edhe në Turqi

Story i radhës

Mickoski kërkon falje për gabimet e VMRO-DPMNE-së gjatë së kaluarës

Të fundit nga