Türkiye e shqetësuar nga pezullimi i arsimit universitar për femrat në Afganistan

Ministria e Jashtme e Türkiye-s njoftoi se e ka pritur me keqardhje dhe shqetësim vendimin lidhur me ndalesën e vendosur për arsimin e lartë universitar për femrat në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria, lidhur me çështjen thuhet se “vendimin në fjalë e presim me keqardhje dhe shqetësim”.

“Arsimi është një e drejtë themelore e njeriut në të cilën të gjithë individët duhet të përfitojnë pa dallim në bazë të barazisë dhe nuk duhet të privohen”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratën e ministrisë theksohet se “Në përputhje me pritshmëritë e popullit në Afganistan, njohja e të drejtës arsimore për të gjitha vajzat pa përjashtim është e rëndësishme në aspektin e mirëqenies dhe të ardhmes së vendit. Në kuadër të kësaj, shprehim pritshmërinë tonë se vendimi në fjalë duhet të rishikohet dhe se duhet të ndërmerren hapat e nevojshëm sa më parë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit të Lartë në Qeverinë e Përkohshme Talebane, Ziaullah Hashmi në një deklaratë për AA kishte deklaruar se të gjitha universiteteve publike dhe private në vend u është dërguar udhëzim lidhur me arsimin e vajzave të reja.

Në udhëzim ishte kërkuar pezullimi i arsimit për studentet femra në universitete deri në një njoftim të dytë.





Story i mëparshëm

​Farmacitë gjermane paralajmërojnë mungesë të barnave kundër kancerit

Story i radhës

Ligjvënësja ruse: Zelenskyy në Washington do të diskutojë dërgesat e reja të armëve dhe jo paqen

Të fundit nga