Türkiye dënon raportin e SHBA-së mbi të drejtat e njeriut për “pretendime të pabaza”

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Türkiye-s dënoi raportin e të drejtave të njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit për Türkiye-n, duke thënë se i njëjti përfshin “informacion të rremë dhe pretendime të pabaza”, transmeton Anadolu.

MPJ-ja turke vendi vazhdon të luftojë me vendosmëri organizatat terroriste, veçanërisht PKK/PYD/YPG, FETO, DEASH dhe DHKP-C, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Nga MPJ-ja turke thonë se nuk pranojnë që “kjo luftë e drejtë” të shtrembërohet dhe të pasqyrohet në raport në atë mënyrë.

“Ne shprehim keqardhje që raporti përfshin vetëm në një pjesë sulmet terroriste të kryera nga PKK në vendin tonë në vitin 2022 dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga organizata në një shkallë të pambulueshme”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Ministria kritikoi gjithashtu agjencinë amerikane që nuk përmendi se të ashtuquajturat “Forcat Demokratike Siriane”, për të cilat SHBA-të thanë se shkelin të drejtat e njeriut në Siri, ishin nën kontrollin e grupit terrorist PKK/PYD/YPG.

“Ne vëmë në dyshim legjitimitetin dhe besueshmërinë e raportit”, thuhet në deklaratë, duke akuzuar Washington-in se ka mbyllur një sy ndaj aktiviteteve të organizatave terroriste PKK/PYD/YPG dhe FETO.

“Ne theksojmë edhe një herë se ky raport, i cili është formuar qartë nga motive politike dhe të cilit plotësisht i mungon objektiviteti, nuk mund të merret seriozisht, ndërsa ftojmë SHBA-në të përqendrohen në të dhënat që kanë të bëjnë me qasjen e tyre ndaj të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.

Ministria vuri në dukje se Türkiye “nuk do t’u japë rëndësi këtyre akuzave të pabaza dhe të njëanshme” në raport dhe do të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e saj për të mbrojtur dhe përmirësuar të drejtat e qytetarëve të saj dhe miliona njerëzve që strehon.





Story i mëparshëm

Kosova U19 pëson humbje nga favoriti i grupit, Portugalia 

Story i radhës

Metoda natyrale për pastrimin e organizmit nga toksinat

Të fundit nga