Turkish Airlines, linja e dytë ajrore në Evropë me më shumë fluturime vitin e kaluar

Turkish Airlines (THY) është bërë linja e dytë ajrore me më së shumti fluturime në Evropë, me 626 fluturime në ditë në vitin 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Aviacionit (EUROCONTROL), 11,1 milionë fluturime janë regjistruar në Evropë në vitin 2019, ndërkohë që kjo shifër ka rënë për 6,1 milionë në vitin 2020, për të arritur në rreth 5 milionë.

Raporti nga EUROCONTROL thotë se do të duhet kohë për përmirësim në këtë sektor.

Transportuesi irlandez me kosto të ulët Ryanair vitin e kaluar është regjistruar si linja ajrore me më shumë fluturime në Evropë, konkretisht 951 fluturime në ditë.

Megjithëse Turkish Airlines kishte zënë vendin e katërt në listë në vitin 2019 me një mesatare ditore prej 1.331 fluturimesh, në vitin 2020 ajo u ngjit në vendin e dytë me 626 fluturime. Pegasus Airlines zuri vendin e dhjetë me 261 fluturime në ditë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit zuri vendin në listë si aeroporti i pestë në Evropë, me një mesatare prej 504 fluturimesh ditore vitin e kaluar.



.. .

Ngjarja paraprake

Iran, 101 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ngjarja e ardhëshme

Ja sheh sherrin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian